BallinaLajmeNë Tiranë Bajramin e falin në Shesh

Në Tiranë Bajramin e falin në Shesh

Të ngjajshme

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë...

Neymar mesazh Ancelottit: Dua të rikthehem në kombëtare dhe të luaj në Botëror

E ardhmja e Neymarit në kombëtaren e Brazilit mbetet...

Për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, Veiga golin ia dedikoi Thiago Silvas

Porto ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat...

Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot Kurban Bajramin. Mëngjesin e së hënës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, besimtarët kryen ritualin e faljes.

Krerët e besimit mysliman kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Kurban Bajrami është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.

Kryetari i komuniteti Mysliman Skënder Bruçaj tha se lutjet janë për të gjithë bashkëkombësit për të rritur mirëkuptimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Bruçaj: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Të nderuar besimtarë. Në një ditë të tillë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t’ju përcjell urimet më të mira: qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz