back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeTrajçevski: E kemi vendosur mënyrën se si do t’i vëzhgojmë mediat për...

Trajçevski: E kemi vendosur mënyrën se si do t’i vëzhgojmë mediat për zgjedhje

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Anëtari i komisionit ad-hoc për ndjekjen e punëve të mediave para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Zoran Trajçevski ka thënë se ky komision ka vendosur për metodologjinë e punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Metodologjia që u ndërpre përfshinte periudhën prej 80 ditëve para zgjedhjeve, në të cilën periudhë mediet me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor kanë pasur për obligim që të raportojnë në mënyrë të balancuar. Pasi që në ligj nuk u parapanë rregulla për atë se çka nënkupton raportim i balancuar, Agjencia vendosi që ta shfrytëzoje modelin francez, ku jashtë periudhës zgjedhore matet balancimi dhe këtë e shndërruam në metodologji. Me kërkesën e partive politike, gjegjësisht me marrëveshjen e tyre të nënshkruan, kërkuan që të kthehet metodologjia e 5 janarit të këtij viti. Dallimi midis këtyre dy metodologjive është në atë që në këtë metodologji që tani është në fuqi nuk ka kritere të definuara për atë se çka nënkupton raportim i balancuar 80 ditë para zgjedhjeve dhe mënyrës së raportimit nëse ndonjë medium do të raportoje në mënyrë të balancuar ose do të ngel në vullnetin e anëtarëve të ad-hoc komisionit” ka thënë për Radio Evropa e Lirë, anëtari i komisionit ad-hoc për ndjekjen e punëve të mediave para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Zoran Trajçevski.

Të Fundit

Sport

ShowBiz