BallinaBotëMyslimanët e filluan haxhillëkun

Myslimanët e filluan haxhillëkun

Të ngjajshme

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur ceremonia e betimit...

Afro 1.5 milion myslimanë e kanë filluar sot pelegrinazhin vjetor të haxhillëkut në Arabinë Saudite, me ç’rast janë ndërmarrë masa të shtuara sigurie.

Pelegrinët kanë filluar të lëvizin prej qytetit të shenjtë Meka për në Mina, afro 5 kilometra në lindje të Mekës, duke shkuar gjurmëve të Profetit Muhamet, i cili e ka kryer këtë ritual para afro 1,400 vjetëve.

Nesër me lindjen e Deillit, ata do të nisen për në Malin Arafat, afro 20 kilometra në lindje të Mekës, me ç’rast arrihet kulmi i ritualit të Haxhit.

Autoritetet e Arabisë Saudite i kanë shtuar masat e sigurisë gjatë haxhillëkut, në mënyrë që të mos përsëritet rrëmuja e vitit të kaluar, kur u vranë qindra pelegrinë.

Dhjetëra mijëra besimtarë myslimanë iranianë nuk marrin pjesë në haxhillëkun e sivjemë, për shkak të tensioneve tashmë për një periudhë të gjatë, ndërmjet Iranit shiit dhe Arabisë Saudite, që dominohet nga sunitët. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz