back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeMustafa diskuton për Demarkacionin me kryetarët e komunave të Pejës, Deçanit, Istogut...

Mustafa diskuton për Demarkacionin me kryetarët e komunave të Pejës, Deçanit, Istogut dhe Junikut

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarët e komunave të Pejës, Deçanit, Istogut dhe Junikut.

“Gjatë takimit të përbashkët, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe kryetarët Gazmend Muhaxheri, Rasim Selmanaj, Haki Rugova dhe Agron Kuçi, u bisedua për procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Në një atmosferë shumë konstruktive, u diskutua gjerësisht për qëndrimet, ankesat, vërejtje, sugjerimet dhe mundësitë që ekzistojnë për trajtimin dhe adresimin e kësaj çështje shtetërore dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Kryeministri Isa Mustafa dhe kryetarët e komunave biseduan edhe për mundësitë e koordinimit lidhur me çështjen e shfrytëzimit të plotë dhe pa asnjë pengesë të hapësirave në brezin kufitar nga banorët e atjeshëm, si dhe mundësitë e ofrimit të të gjitha garancive dhe përkrahjes për realizimin e kësaj të drejte.

Gjatë takimit, u theksua gatishmëria e përbashkët për vazhdimin e bashkëbisedimit dhe konsultave të gjithanshme edhe me të gjitha subjektet tjera të interesuara lidhur me këtë çështje të rëndësishme për vendin dhe për qytetarët e Kosovës.

Qeveria e Kosovës do të punojë në argumentimin e fakteve për të gjitha çështjet që adresohen nga kryetarët e komunave dhe qytetarët.
Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Kuçi, kanë pritur sot në takim edhe drejtorin e Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahu dhe drejtorin menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj, me të cilët u bisedua për të gjitha çështjet që lidhen me hapësirat pyjore të Kosovës në brezin kufitar me Malin e Zi, si dhe për infrastrukturën e KEK-ut në atë zonë, në funksion të sqarimit të plotë të çështjeve që lidhen me shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz