BallinaBotëTradita makabre: Mijëra euro për vajza që vriten për “t’i martuar” me...

Tradita makabre: Mijëra euro për vajza që vriten për “t’i martuar” me meshkuj të vdekur (Foto)

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Një nuse kufomë për një martesë fantazmë. Kjo gjë ndodh ende në ditët tona, në Kinë, në një ritual makabër i njohur si minghum.

Në provincën Shaanxi pak ditë më parë, një burrë u arrestua fundjavën e kaluar për vrasjen e dy grave me aftësi të kufizuara, të cilat i shiti në tregun e zi, në mënyrë që kufomat e tyre të përdoreshin për këtë rit.

Kufomat e grave transformohen në nuse të cilat i martojnë me meshkuj që sapo kanë vdekur.

Fillimisht, ceremonia ishte e rezervuar për çifte që nuk kishin arritur gjatë jetës së tyre të kurorëzonin dashurinë, të cilët ishin ndarë nga jeta para kohe në ndonjë ngjarje aksidentale.

Për këtë arsye, familjet vendosnin t’i bashkonin të paktën në jetën e përtejme.

Madje ishte përhapur edhe një traditë, natyrisht e paligjshme, e ndaluar shumë vite më parë, që të transferoheshin eshtrat e një femre, në varrin e një mashkulli të pamartuar.

Por ky ritual kaloi deri në tmerr, në vrasjen e femrave për t’i martuar me meshkuj që as nuk i njihnin, shkruan noa.al.

Siç ndodhi me vrasjen e dyfishtë, lajm i raportuar nga “Sixth Tone”, i ndodhur pak kohë më parë, ku i dyshuari mendohet se ka vepruar në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

Çmimi për gjetjen e një nuse të tillë, sipas një studimi të Shanghai University, është rritur shumë viteve të fundit, duke arritur deri në 14 mijë euro, ndërsa kush do të kursejë mund të kënaqet me një kufomë të dekompozuar e cila shkon deri në 1000 euro./telegraf

n1

n2

n3

n4

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz