BallinaLajmeVV: Shenjtërimi e kthen Nënën Terezë në një simbol të njohur botërisht

VV: Shenjtërimi e kthen Nënën Terezë në një simbol të njohur botërisht

Të ngjajshme

Zgjedhjet: Eksperti i kibernetikës paralajmëron manipulime në internet

Më 7 qershor, në vend zhvillohen zgjedhjet e parakohshme...

Kadetët e FSK-së marrin pjesë për herë të dytë në forumin ndërkombëtar në Itali

Qendra për Studime Universitare e Forcave të Sigurisë së...

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një takim me presidentin...

Konferenca shkencore për Ibrahim Rugovën: Verli: Trashëgimia e tij, fushë e hapur kërkimi për studiuesit

Në Prishtinë është mbajtur konferenca shkencore ndërkombëtare kushtuar jetës...

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se procesi i shenjtërimit e kthen Nënën Terezë në një simbol të njohur botërisht, të cilin mund edhe ta keqpërdorë dikush.

Sipas VV-së, jo të paktë janë ata pushtetarë të stërpasuruar në mënyrë kriminale që gjatë këtyre ditëve do të përpiqen ta pastrojnë imazhin e vet përmes përvetësimit të simbolit të Nënës Terezë.

Ja komunikata e plotë:

Si murgeshë, me shërbimin e dedikimin e saj religjioz, ajo sigurisht që është një simbol i katolicizmit botëror e i atij shqiptar. Por si njeri i përkorë, si një grua që jetën e saj ia dedikoi të varfërve e fatkeqëve, vepra e mesazhi i saj tashmë i ka kaluar kufijtë e një religjioni, duke bërë jehonë në një pjesë të madhe të njerëzimit.

Sigurisht, procesi i shenjtërimit e kthen Nënën Terezë në një simbol të njohur botërisht, të cilin mund edhe ta keqpërdorë dikush. Jo të paktë janë ata pushtetarë të stërpasuruar në mënyrë kriminale që gjatë këtyre ditëve do të përpiqen ta pastrojnë imazhin e vet përmes përvetësimit të simbolit të Nënës Terezë. Por kjo nuk duhet të na ndalojë ta respektojmë personalitetin e saj, dhe t’i kushtojmë rëndësinë e duhur mesazhit të jetës e veprës së saj.

Në një kulturë dominante të tregut e të konsumit, ku pasuria e padrejtësia shfaqet arrogante, jemi krenarë që nga mesi i shqiptarëve doli një personalitet i përmasave universale, që jep një mesazh të tillë solidariteti e sakrifice në të mirë të të varfërve, të pastrehëve, të papunëve e të atyre që janë të diskriminuar.

I bashkangjitemi respektit e gëzimit për ceremoninë e shenjtërimit të saj!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz