Pas heqjes nga rendi i ditës të projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, nga ana e Qeverisë, ka reaguar Presidenti Hashim Thaçi. Ai ka thënë se të zgjedhurit po e zvarrisin implementimin e agjendës shtetërore por nuk ka fajësuar as opozitën e as Lista Srpskan për dështimin.
Ja çfarë shkruan Thaçi:
“Rrethanat që po krijojnë zvarritjen e mëtutjeshme të implementimit të agjendës shtetërore të marrëveshjeve ndërkombëtare paraqesin shqetësim serioz për qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tanë euroatlantikë.
Ky hezitim nga njerëzit e zgjedhur rrezikon pa të drejtë interesat shtetërore, që ndërlidhen me liberalizimin e vizave dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës.
Me këto zvarritje, partnerëve tanë ndërkombëtarë po ua heqim argumentet që të na mbështesin në arritjen e qëllimeve dhe të interesave tona madhore”.