BallinaBotëTensionohet situata në Bosnje, serbët duan shtetin e tyre

Tensionohet situata në Bosnje, serbët duan shtetin e tyre

Të ngjajshme

Fisnik Asllani në formacionin e sezonit të Bundesligës në EA Sports

Fisnik Asllami është pjesë e formacionit më të mirë...

Kurti emëron Ali Dulën zëvendësministër të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Ali Dulën,...

“Njihni Kosovën si Serbi”, kërcënimi për bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimin ndaj rusit

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e...

Kryesuesi i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, tha se ka qenë i pritshëm mendimi mospajtuesi i Rusisë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Këshillit për Zbatimit të Paqes (PIC) në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Për fat të keq, pritej opinioni kundërshtues i Rusisë. Rusia që disa kohë nuk bënë ndonjë dallim ndaj neve. Mbështetja e aventurës politike, e cila sjell në pikëpyetje institucionet e përcaktuara nga marrëveshja e Dejtonit do t’i sjellë dëm të gjithëve, duke filluar nga Bosnja e Hercegovina, e po ashtu edhe Republikës Srpskas, por edhe rajoni, dhe në fund të fundit edhe Rusisë”, ka thënë Izetbegoviq.

Përveç Rusisë, e cila ka ndarë mendjen kundër, anëtarët e tjerë të PIC-it kanë rënë dakord për një deklaratë të përbashkët, e cila sipas ambasadorit të Rusisë në Bosnje, Peter Ivancov është e problematike, sepse kërkon lëshime vetëm nga Republika Srpska, e jo thirrje për dialog, që, sipas Ivancovit, është i nevojshëm në këtë moment, raportojnë mediat boshnjake.

Përveç Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje (OHR), i cili pritet të reagojë për të parandaluar referendumin e planifikuar në RS, po ashtu mund të reagojë dhe Gjykata Kushtetuese, në të cilën Izetbegoviq javën e kaluar ka dërguar një kërkesë që urdhëron shtyrjen e referendumit në entitetin e Republikës Serbe.

Republika Serbe e Bosnje po planifikon mbajtjen e referendumit për Ditën e Republikës, mirëpo kjo më shumë shihet si tentim i serbëve për të organizuar referendum për herë të parë në Bosnjë e që më vonë mund ta shfrytëzonin për ndarje.

Bosnja dhe Hecegovina e kanë të ndaluar me Kushtetutë mbajtjen e cfarëdo referendumi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz