BallinaLajme“Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

“Nuk mund ta rris dot”, shqiptarja hedh foshnjën nga ballkoni

Të ngjajshme

Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?

Me urimin për festën e Fitër Bajramit, Instituti Hidrometeorologjik...

La Liga, krejt sytë te derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos

Këtë javë luhet xhiroja e 30-të në La Liga,...

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi opozitar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka...

Kosova në qendër të një takimi rreth dy orësh në DASH

Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga...

Një ngjarje horror, ku protagoniste është një shqiptare, vjen nga Greqia. Bëhet fjalë për një nënë të re, e cila ka hedhur fëmijën e saj të 5-të, nga ballkoni, në Katerini.

Sipas mediave helene, 26-vjeçarja shqiptare, nënë edhe e 4 fëmijëve të tjerë ka hedhur foshnjën nga ballkoni i katit të dytë me pretendimin se nuk mund ta rriste dot.

Vajza, e cila kishte lindur ditën e diel, është me fat, pasi ka rënë në çatinë prej xhami, të pjesës së poshtme ku ndodhen bizneset.

Ajo ka marrë plagë serioze në këmbë dhe pjesë të tjera të trupit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spitalin e Selanikut.

Po sipas mediave helene, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të 26-vjeçares shqiptare.

Referuar gazetave greke, thuhet madje edhe se, shqiptarja nuk e kishte lindur fëmijën në spital, por tek shtëpia e prindërve.

Pasi është marrë në pyetje nga policia, me akuzën e tentativës së vrasjes së fëmijës, 26-vjeçarja ka thënë se “nuk mund të rriste dot”.

Katër fëmijët e tjerë dhe burri i saj jetojnë në Trikala, ndërsa 26-vjeçarja kishte shkuar tek prindërit muajt e fundit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz