back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeNdërroi jetë Erkan Alili-Kunka, një nga ushtarët e parë të UÇK-së në...

Ndërroi jetë Erkan Alili-Kunka, një nga ushtarët e parë të UÇK-së në Tanushë (Foto)

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA-së, pas mos-certifikimit të Listës Serbe: Përpjekje përçarëse e LVV-së

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dënuar mos-certifikimin e...

Sot i përfundon afati Nismës për certifikim nga KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti dje mbledhjen e 87-të...

Rutte deklarohet për situatën në Ukrainë, pak para takimit të Brukselit

Ministrat e jashtëm të NATO-s po mbërrijnë për një...

SPERTK-ja kërkon financim të pavarur për RTK-në

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së i është drejtuar legjislaturën...

Në moshë të re u nda nga jeta Erkan Alili-Kunka nga fshati Likovë, një nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Tanushën e Karadakut të Shkupit.

Erkani i lindur më 18.07.1978 ndërroi jetë dje pas një infarkti, derisa po transportohej për në spitalin e Kumanovës.

Ai ishte një ndër ushtarët e parë që e përkrahu dhe iu bashkëngjit UÇK- së, grupit të Tanushës, që ishin të stacionuar në fshatrat Tanushë dhe Malinë, gjatë vitit 2001.  Bashkëluftëtarët e tij e njohin edhe si një nga përgjegjësit për transportin dhe furnizimin me armë të fshatrave të komunës së Likovës, gjatë luftës, informon INA.

Erkan Alili rrjedh nga një familje atdhetare, babai i tij Qani Alili ishte mësues i dalluar i fshatit, i gatuar mirë atdhetarisht prej të cilit u edukua dhe u frymëzua edhe Erkani. 38 vjeçari që jetonte në kushte jo edhe të mira, la pas tre fëmijë të mitur. (INA)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz