back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmePa rrip sigurimi dhe ndenjëse për fëmijët, mund tju hiqet patenta

Pa rrip sigurimi dhe ndenjëse për fëmijët, mund tju hiqet patenta

Të ngjajshme

Tayna krah për krah me Vjosa Osmanin

Artistja e njohur, Tayna, ka publikuar dy fotografi simpatike...

Bashkimi fitues në “Sezai Surroi”, e mposht thellë Sigal Prishtinën

Bashkimi ka arritur një fitore të thellë në Superligën...

“Hesht” Stamford Bridge, West Hami në epërsi

West Ham United ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Që prej kësaj jave rripi i sigurimit dhe ndenjësja e posaçme e fëmijëve, mund t’iu kushtojë heqjen e lejes së drejtimit për drejtuesit e mjeteve, nga gjashtë muaj deri në një vit.

Po kështu për këtë kategori, ndryshimet e reja të Kodit Rrugor të futura në fuqi prej pak ditësh, parashikojnë veç tërheqjes së lejes së drejtimit edhe një penalitet nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja. Nga penaliteti nuk do të shpëtojnë as pasagjerët që udhëtojnë me mjete të ndryshme.

Kjo në varësi të vendimit të Komisionit të Policisë Rrugore, në komisariatin përkatës. Gjatë javës që sapo u mbyll shërbimet e policisë rrugore në të gjithë vendin vijuan me fushatë ndërgjegjësimi, ndërsa gjatë javës, pritet të nisë edhe penalizimi i drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë ndryshimet e nenit 170 të Kodit Rrugor. Ndryshimet kanë prekur një sërë pjesësh të këtij Kodi që tashmë kanë hyrë në fuqi, por që mbeten të pazbatueshme. Ndër to është edhe ajo e ndëshkimit të drejtuesve të motoçikletave me kubik deri në 49 cc që lëvizin pa leje drejtimi.

Ndërkaq eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, është kundër mënyrës së zbatimit në këtë mënyrë të Kodit Rrugor, shkruan “Shqiptarja.com”.

Sipas Hoxhës, ndryshimet në Kodin Rrugor duhet të bëhen të zbatueshme sipas parashikimeve të dhëna nga ligjvënësi. Ndërkaq eksperti i sigurisë rrugore thotë se vonesat në vënien në zbatim të ndryshimeve të Kodit Rrugor cenojnë sigurinë e përdoruesve të rrugës, si drejtues mjetesh apo edhe pasagjerë, apo këmbësorë.

Po ashtu Hoxha shton se ndryshimet, vënien në zbatim dhe të gjithë çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve duhen kryer mbi bazën e studimeve të mirë përcaktuara si të psikologjisë së drejtuesve të mjeteve, por edhe mbi gjendjen e rrugëve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz