Maroku ka publikuar listën me 27 futbollistë që do të jenë të gatshëm për trajnerin Herve Renard. Në të bie në sy prania e lojtarëve të Juventusit dhe Napolit.
Mehdi Benatia dhe Omar El Kaduri janë dy nga yjet e kësaj skuadre, të cilët do të zbresin në tapetin e stadiumit më të ri në Shqipëri, ‘Loro Boriçi’, shkruan “Panorama Sport”.
Në këtë listë ka futbollistë që luajnë në skuadra si Lille, Feynor Teente, Deportivo e gjithashtu është edhe një futbollist që figuron te skuadra e Realit të Madridit.
