back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMiku i madh i shqiptarëve Clinton sot mbush 70 vjet

Miku i madh i shqiptarëve Clinton sot mbush 70 vjet

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton mbush sot 70 vjet.

William Jefferson Blythe III i cili është edhe emir i plotë i tij, u lind më 19 gusht 1946 në Hope në shtetin federal Arkansas.

Bill Clinton është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979. Clinton është anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.

Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Clinton njihet si mik i madh i shqiptarëve, e veçanërisht i kosovarëve, pas rolit të tij të jashtëzakonshëm në luftën e fundit të Kosovës.

Për nder të 70 vjetorit të lindjes, përvjetorit Jubilar, Friendship Kosova-USA do të bëjë shënimin e kësaj dite gjatë ditës së sotme në orën 11:00.

Të Fundit

Sport

ShowBiz