back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeVuçiq: Nuk do të ketë mbledhje të përbashkët të qeverive Serbi-Shqipëri

Vuçiq: Nuk do të ketë mbledhje të përbashkët të qeverive Serbi-Shqipëri

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA-së uron Majoren Mehmeti–Quigley

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Policia jep detaje për aksidentin fatal dje në Mazgit: Shoferi humbi kontrollin mbi kamion

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin me fatalitet...

Policia shqipton rreth 1 mijë e 900 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1896 gjoba për kundërvajtësit...

Dy ditë para zgjedhjeve, Presidentja Osmani fton mërgatën në pritje festive

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë...

Zhvillimi ekonomik dhe investimet në rajon do të jenë tema bisedimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Nish, në tetor. Kështu i tha gazetës “Politika” të Beogradit, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai i quajti të pasakta dhe spekulime se në Nish do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverive të Serbisë e të Shqipërisë, transmeton Koha.net.

Vuçiq u shpreh se është me shumë rëndësi që Serrbia dhe Shqipëria të punojnë bashkë në projektet ekonomike që do t’i bënin bashkë këto dy shtete e këta dy popuj.

Projektet e tilla do të jenë me interes për qytetarët e të dy popujve, ka vlerësuar Vuçiq dhe ka shtuar se Swerbia është e gatshme për bashkëpunim.

Vuçiq i ka quajtur spekulime shkrimet në disa medie se në Nish do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Serbisë e të Shqipërisë.

“Në atë mbledhje nuk do të jenë (presidenti i Kosovës) Hashim Thaçi, as (kryeministri i Kosovës) Isa Mustafa, por përfaqësues politikë kosovarë të një rangu më të ulët:, citon “Politika” kryeministrin serb, Vuçiq.

Ai ka shtuar se në Nish do të vijnë edhe biznesmenë, meqë qëllim i takimit është forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe që sa më shumë kompani shqiptare të bëjnë tregti me ato të Serbisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz