BallinaSportShkëndija e Tetovës, brenda dy vitesh me stadium modern

Shkëndija e Tetovës, brenda dy vitesh me stadium modern

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Shkëndija e Tetovës do të luajë në të ardhmen ndeshjet europiane në stadiumin e saj dhe nuk do të jetë e detyruar që të udhëtojë drejt Shkupit për ta bërë një gjë të tillë.

Këshilltarët e Komunës së Tetovës kanë votuar pro dhënies me koncesion të dy stadiumeve të qytetit kompanisë ECOLOG, e cila ka nën administrim klubin e Shkëndisë.

“Tetova Sot” ka botuar disa nga skicat e projektit të stadiumit të ri, për të cilin do të shpenzohen 8 milion euro dhe që pritet të përfundojë brenda dy viteve të ardhshme.

Portali në fjalë ka raportuar gjithashtu se votimi për dhënien në koncesion të stadiumeve në mënyrë që të rindërtohen sipas parametrave europianë, nuk ka kaluar pa polemika.

Këshilltarët e partisë VMRO-DPMNE të Gruevskit nuk morën pjesë në votim, ndërsa kanë bërë kërkesë për anulimin e këtij koncesioni.

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz