BallinaJetëKurioziteteGabimisht mbetet dy javë azilant në Gjermani

Gabimisht mbetet dy javë azilant në Gjermani

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Një turist kinez ka kaluar afër 2 javë në bujtinë të emigrantëve në Gjermani, pasi gabimisht ka aplikuar për azil në vend se të raportojë vjedhjen që i ishte bërë, transmeton koha.net.

Mediat gjermane thonë se turisti 31 vjeçar, i cili nuk fliste as gjermanisht e as anglisht, iu nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe i janë marrë shenjat e gishtave të tij.
Një punëtor në Kryqin e Kuq zbuloi se kuleta e tij i ishte vjedhur në Stuttgart, por ai në vend se të shkojë në polici, ai u regjistrua si emigrant.

Dhe këtë mister e zbuloi një folës i gjuhës mandarinë.
Përkthyesi që zgjodhi këtë mister u gjet në një restorant kinez, afër bujtinës së emigrantëve, ku turisti ishte duke qëndruar, në Duelmen afër qytetit të Dortmund, në Gjermani.

Punëtori i Kryqit të Kuq Christoph Schluetermann thotë se “ai dukej shumë më ndryshe se të tjerët, tepër shumë i pafuqishëm”.
Turisti nga Kina veriore me qetësi kishte lejuar autoritetet që t’i marrin shenjat e gishtave, pastaj ka kaluar në testet mjekësore, e pastaj i janë dhënë dokumentet që u jepen emigrantëve kur mbërrijnë në Gjermani. Ai është ushqyer në bujtinën e emigrantëve dhe ka marrë disa para për të harxhuar, sikurse emigrantët.

Schluetermann tha se stafi i bujtinës së emigrantëve është konsultuar me shumë njerëz, duke tentuar që të identifikojnë turistin, por një gabim në vizën e tij, ka shkaktuar vonesa të mëtutjeshme.

Turisti pas dy javësh të kaluara në bujtinën e emigrantëve, ka dalë nga aty për të vazhduar vizitat e tij nëpër Europë, ndërsa kur ka dalë nga aty nuk dukej aspak i zemëruar. Ai ka thënë vetëm se ai e kishte imagjinuar Europën shumë më ndryshe

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz