back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinatoplajmiVushtrri: Plagoset një 10 vjeçare nga një plumb qorr

Vushtrri: Plagoset një 10 vjeçare nga një plumb qorr

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Një vajzë në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë është goditur nga një plumb qorr në oborrin e shtëpisë së saj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se një vajzë 10 vjeçare ka pësuar lëndime në këmbë si pasojë e goditjes nga një plumb bredhës (qorr), në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë rreth orës 17:00.

“Viktima fëmijë ndodhej në oborrin e shtëpisë kur e kishte goditur plumbi në këmbë. Familjarët e kishin dërguar në QKMF Vushtrri, ku më pas është dërguar për në QKUK”, ka thënë ai.

Zahiti tha se policia ka proceduar me vendin e ngjarjes, nën udhëheqjen e Prokurorit të rastit dhe hetuesit policor. “Hetimet kanë nisur për rastin. Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz