Dyshohet se shkaku i vdekjes është mbytja në det. Ai ka qenë në plazh së bashku me familjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa videoja e mbërritur pranë Jetaoshqef.al tregon momentin ku pushuesit e tjerë mundohen t’i japin ndihmën e parë plazhistit. Sipas raportuesit, ai sapo kishte ngrënë drekën dhe ndodhej në plazh bashkë me gruan e tij, ndërsa papritur ka përfunduar i shtrirë në breg të detit pasi kishte bllokim të frymëmarrjes.