back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeDuma: Rama vazhdon të heshtë për paratë që siguroi foton me Obamën

Duma: Rama vazhdon të heshtë për paratë që siguroi foton me Obamën

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Partia Demokratike (PD), të enjten i është rikthyer akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama për burimin e të ardhurave të 80 mijë dollarëve për foton me presidentin Amerikan Barak Obama.

Në një dalje për mediat, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma tha se kryeministri vazhdon të heshtë për paratë e pista, me të cilat siguroi këtë foto.

“Edi Rama bën vazhdimisht paradë arrogante me foto të ditës, por ai ende nuk po jep një shpjegim publik, për foton e tij të jetës, atë me presidentin Oabama, për të cilën pagoi 80 mijë dollarë, duke financuar një krim të rëndë federal. Dy vetë në Amerikë presin burgun dhe gjobën për krimin e kryer, futjen e parave nga një burim i huaj”, tha Duma.

Ajo theksoi  se ai mund të heshtë për këtë fakt, mund të fshehë burimin e 80 mijë dollarëve, por shqiptarët e kanë kuptuar se Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz