back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaShqiptareTurqia i dhuron 3 milionë dollarë pajisje ushtarake Shqipërisë

Turqia i dhuron 3 milionë dollarë pajisje ushtarake Shqipërisë

Të ngjajshme

PDK larg Vetëvendosjes për Asamblenë e Mitrovicës, 17% diferencë

Rezultatet e QKN-së dhe QNR-së për Asamblenë e Mitrovicës...

Kryeministri Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

​Trump: Nëse Hamasi e thyen armëpushimin do të shkatërrohet

“Nëse Hamasi e thyen armëpushimin, ai do të shkatërrohet.”...

Turqia i dhuron Shqipërisë 3 milionë dollarë ndihma. Këto ndihma konsistojnë kryesisht në mjete motorike ushtarake, një gjenerator dhe pajisje të tjera logjistike për ushtrinë dhe policinë.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në Komandën e Forcave Tokësore, në Zall-Herr, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli falenderoi ambasadorin dhe atasheun ushtarak të Turqisë dhe të gjithë ata që kanë bërë të mundur këtë dhuratë për Vitin e Ri ushtrisë shqiptare dhe Forcave të Policisë së Republikës së Shqipërisë.

“Ne, këtë ndihmë bujare të Republikës së Turqisë do të dimë ta përdorim sa më mirë të jetë e mundur, në funksion te rritjes së kapaciteteve operacionale, modernizimit të ushtrisë sonë dhe padyshim të modernizimit dhe rritjes së kapaciteteve të Ministrisë së Brendshme, e cila sot përfaqësohet nga zëvendësministrja znj. Elona Gjebrea. Misioni jonë është fisnik dhe unë mundohem çdo ditë për ta përmbushur atë. Kemi mirëpritur dhe herë të tjera ndihma nga qeveria turke, citon Albeu.

E mirëpresim këtë ndihmë bujare mbi më shumë se 3 milion dollarë me detyrimin tonë për të rritur bashkëpunimin me qeverinë turke, si një përfaqësuese e një vendi anëtare e NATO, ashtu si edhe Shqipëria është dhe të gjithë vendeve të tjera NATO, të cilat në këtë mision të përbashkët janë në avangarde të ruajtjes së sigurisë, lirisë, prosperitetit dhe demokracisë së vendeve pjesëtare të NATO dhe shumë më shumë se kaq”, u shpreh ministrja Kodheli.

Në vijim të fjalës së saj, ministrja Kodheli kërkoi nga vartësit e saj që këto ndihma të përdoren sa më mirë. Sipas saj kjo është vetëm një pjesë e vogël, por e rëndësishme e të gjitha misioneve që ne jemi angazhuar, misione të cilat për fatin tonë të mirë përfundojnë dhe kanë përfunduar me sukses.

Në përfundim të aktivitetit ambasadori i Republikës së Turqisë, Hydayet Bayraktar i ka dhuruar në formë simbolike ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli çelësin e një makine. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz