back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaBotëSHBA: Arrestimet pas tentativës për grusht shteti në Turqi, të arsyeshme

SHBA: Arrestimet pas tentativës për grusht shteti në Turqi, të arsyeshme

Të ngjajshme

​Rritja e pagës minimale, cilat janë shqetësimet e bizneseve?

Nga muaji i ardhshëm paga minimale në Kosovë pritet...

Fustani e “tradhëton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në emision

Aktorja e njohur e Hollivudit, Mila Kunis, ka pasur...

Një i lënduar nga zjarri te “Viva Fresh Family”, në Prishtinë

Një person është lënduar, si pasojë e zjarrit që...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur Turqinë për hetimet dhe numrin e madh të arrestimeve, që janë kryer pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste guleniste (FETO).

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur Turqinë për hetimet dhe numrin e madh të arrestimeve, që janë kryer pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste guleniste (FETO).

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shetit, Mark Toner, u shpreh gjatë një konference shtypi në Uashington për numrin e madh të arrestimeve dhe pezullimeve pas tentativës së dështuar për grusht shteti në Turqi duke thënë se ato janë “të arsyeshme” dhe “të ligjshme”.

“Nëse dëshirojmë të jemi transparent, qeveria turke ka nisur hetime kundër pjesëmarrësve në grushtin e shtetit për të zbuluar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe për të siguruar popullin e saj”, ka thënë Toner duke shtuar se ai e kupton ekzekutivin dhe popullin turk.

“Ata perceptojnë se janë përballur me një kërcënim serioz. Në të njëjtën kohë, mund të shohim edhe një numër të arrestimeve. Pas ngjarjeve të premten mbrëma, ne i bëmë thirrje qeverisë së Turqisë që të jetë e qetë, e qëndrueshme dhe t’i përmbahet standardeve demokratike, që u njeh kushtetuta dhe sundimi i ligjit”, theksoi zëdhënësi i diplomacisë në SHBA.

Mark Toner rikujtoi se Turqia është aleat i NATO-s dhe rikujtoi se Ankaraja zyrtare është nën një stres të madh pas tentativës për puç ushtarak. /trt/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz