back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaJetëGatimePicë e përsosur për verë

Picë e përsosur për verë

Të ngjajshme

Të gjithë sytë te Egli Tako/ Prezantuesja “pushton” skenën me fustanin e zi

Prezantuesja e njohur Egli Tako ka tërhequr sërish vëmendjen...

Guardiola nuk e përjashton rikthimin e Grealish te City: Ka kontratë me ne

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lënë të...

Java e ardhshme me temperatura pranverore

Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga mot relativisht...

Ky është varianti më i shëndetshëm i picës me perime, e cila do t’i bëjë mirë organizmit tuaj gjatë ditëve të nxehta verore!

Pica është ushqim ideal veror, sepse, pos që mund ta pasuroni me perime sezonale, nuk jeni të detyruar të qëndroni afër shporetit të nxehtë derisa e përgatisni, transmeton Telegrafi.

Po ju japim recetën për versionin më të shëndetshëm të picës, ku zakonisht brumin do ta zëvendësoni me patëllxhanë ashtu që me këtë picë mund të kënaqeni pa kurrfarë brenge.

 Përbërësit:
  • 2 patëllxhanë të mëdhenj të prerë në rrathë prej 2,5 cm
  • Salcë domatesh
  • 20 feta djathë të shkrishëm apo mozzarelle
  • Disa domate të freskëta të prera
  • 1 filxhan spinaq të freskët
  • ½ luge kripë

Përgatitja: Ngroheni furrën e shporetit në 180 gradë. Rendisni patëllxhanin e prerë. Qitni pak kripë dhe piper dhe piqeni në furrë 15 deri 20 minuta. Pastaj nxirreni dhe kthejeni mbrapsht. Në secilën fetë të patëllxhanit vendosni një lugë salcë domatesh, pastaj djathë, pak spinaq dhe domate dhe piqeni edhe 3 deri 5 minuta. Servireni derisa është e ngrohtë. Ju bëftë mirë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz