back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaSportIrlanda mposht Italinë B, kualifikohet në 1/8

Irlanda mposht Italinë B, kualifikohet në 1/8

Të ngjajshme

Merdara – pika më e ngarkuar kufitare, përditësohen të dhënat

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka përditësuar të dhënat...

24 vjet nga marrëveshja e Ohrit

Sot mbushen 24 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë...

Raportohet edhe për një viktimë nga zjarret e mëdha në Shqipëri, shumë zona nën flakë

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun...

Temperaturat sot arrijnë në 38 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe...

Irlanda arriti të mposht 1-0 Italinë dhe të kualifikohet në 1/8. Një gol me kokë i Bradyt në minutën e 85 i dha fitoren formacionit të O’Neill të cilët e mbyllin si të tretët në grup.

Antonio Conte bëri shumë ndryshime në formacion, duke i dhënë mundësinë lojtarëve të stolit që ta bindin para sfidës së 1/8-s ndaj Spanjës, por duket se dështuan.

Iralnda e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke rrezikuar e para që në minutën e 9 me Jeff Hendrick, e më pas edhe me Daryl Murphy e Shane Duffy. Pak para fundit të pjesës së parë, Ciro Immobile tentoi nga jashtë zone, por ishte i pasaktë.

Në të dytën, Zaza lëshoi një mundësi të mirë për të shënuar, ndërsa më vonë edhe Insgne nuk arriti të përfundoi një aksion individual.

Pasi vetëm një minutë më parë kishin shpërdoruar një mundësi të mirë shënimi, irlandezët arritën të realizojnë me Robbie Brady i cili kërceu më së larti në zonë dhe mposhti me kokë Sirigun.

- Advertisement -

Të Fundit