back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeS’ka Asociacion pa heqje te barikadës mbi Ibër

S’ka Asociacion pa heqje te barikadës mbi Ibër

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Qeveria e Kosovës ka kushtëzuar Serbinë se nuk do të ketë Asociacion të Komunave me shumicë Serbe, pa heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër dhe zhbllokimin e kodit telefonik për Kosovën.

Madje, Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se me këtë qasje Serbia po e rrezikon vazhdimin e dialogut.

Megjithëse, sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve e fuqizon rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe jo vetëm kaq.

“Sigurisht se krejt kjo nuk është me probleme të vogla. Ngecjet në këtë aspekt jo vetëm një herë janë determinuar nga qasja joracionale e shtetit serb, sidomos me mospërmbushjen e marrëveshjeve të arritura”, tha Abdullahu.

“Kjo tashmë na jep të drejtë të kërkojmë fuqishëm nga Brukseli që ta bëjë presionin e saj më të fortë ndaj Serbisë që t’i respektojë marrëveshjet sepse me këtë qasje ajo po e rrezikon vazhdimin e dialogut”, ka thënë Abdullahu për “Zërin”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz