BallinaLajmeKthehet në rigjykim rasti i ish-ministrave të Kulturës, Haraçija e Beqiri

Kthehet në rigjykim rasti i ish-ministrave të Kulturës, Haraçija e Beqiri

Të ngjajshme

Përfundon pjesa e parë, epërsi e lartë e Trepçës ndaj Pejës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së tretë...

Dion Gallapeni merr pasaportë e Shqipërisë

Pas Edon Zhegrovës, edhe futbollisti tjetër kosovar, Dion Gallapeni...

Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani në takim, a po arrihet marrëveshja?

Aktualisht është duke u zhvilluar një takim në mes...

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që ta kthej në rigjykim rastin e dy ish-ministrave të Kulturës, Astrit Haraçija e Valton Beqiri.

Burime të “Kohës Ditore” brenda Gjykatës së Apelit kanë thënë se paneli i gjyqtarëve ka vlerësuar se janë gjetur shkelje procedurale.

Gjithashtu, Apeli ka vlerësuar se Gjykata Themelore nuk ka dhënë arsye mbi faktet vendimtare.

Ndryshe, javën e kaluar, dy ish-ministrat e Kulturës, Astrit Haraçija dhe Valton Beqiri i kanë kërkuar Gjykatës së Apelit që ta hedh poshtë vendimin e Gjykatës Themelore, e cila i ka dënuar vitin e kaluar me 10 muaj burgim me kusht për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ata, bashkë edhe me aktorin, Armond Morina, i cili është dënuar me 6 muaj burgim, janë paraqitur të më 1 qershor në gjykatë ku janë shqyrtuar ankesat e tyre, por edhe ankesa e prokurorisë, ka shkruar “Koha Ditore” në numrin e datës 3 qershor.

Në seancë kishte munguar i akuzuari tjetër, Nehat Fejza, i cili ishte shpallur i pafajshëm në shkallën e parë. Këta të dy akuzohen për mashtrim në detyrë.

Haraçija dhe Beqiri u shpallën fajtorë për përgjegjësinë që kishin si ministra për ndarjen e 100.000 eurove për kompaninë e Armond Morinës, “Morina Films” që kishte premtuar realizimin e filmit të quajtur “Mysafir në sofër”, e që nuk ishte realizuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz