BallinaLajmeMarrëveshja me EULEX-in është arritur, pritet vetëm konfirmimi nga Brukseli

Marrëveshja me EULEX-in është arritur, pritet vetëm konfirmimi nga Brukseli

Të ngjajshme

Osmani deklarohet pas takimit me Abdixhikun: Ishte takim miqësor (Video)

Ka përfunduar takimi ndërmjet ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,...

Makina që shfaq filma nga fenerët

Teknologjia e re në industrinë e makinave elektrike po...

Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën

Reperi i njohur Gimbo ka ndarë së fundmi me...

Mustafa – Armend Mujës: Grantet e subvencionet e bujqve janë zvogëluar gjithandej

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj ministrit...

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa ka pranuar se është arritur marrëveshja me EULEX-in për vazhdimin e mandatit të tij.

Mirëpo, ka thënë se po e presin edhe konfirmimin nga Brukseli.

“Është arritur marrëveshja me EULEX-in. Sot presim ta marrim konfirmimin nga Brukseli, letërkëmbimin. Kur ta marrin, do ta mbajmë një mbledhje pasdite për ta miratuar Ligjin në procedurë të rregullt, e nesër t’ia procedojmë Kuvendit”, ka thënë Mustafa, raporton Koha.net.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se ligji i ri për vazhdimin e mandatit të EULEX-it do të ketë një ndryshim “dhe presim që nesër ta shtojmë për pikë të rendit të ditës në seancë të Kuvendit, në mënyrë që EULEX-it t’i vazhdohet mandati”.

Qeveria pritet të mbajë edhe një mbledhje tjetër gjatë ditës së sotme, rreth orës 18:00, nga ku pritet të procedohen vendimet për në Kuvend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz