BallinaBotëValë arrestimesh në Banglladesh, në paraburgim 900 persona

Valë arrestimesh në Banglladesh, në paraburgim 900 persona

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Policia në Bangladesh ka thënë se ka paraburgosur 900 persona si pjesë të një operacioni kundër militantëve që është nisur pas një seri sulmesh vrastare.

Policia e ka nisur fushatën një javore më 10 qershor, duke thënë se është fokusuar në arrestimin e militantëve islamik.

Rreth 40 persona, përfshirë edhe blogerë sekular, akademikë dhe disa pjesëtarë të minoriteteve fetare janë vrarë gjatë sulmeve që janë kryer gjatë viteve të fundit.

Së fundi ishte një punonjës në një manastir budist që është vrarë dje në qarkun Pabna.

Raporti thotë se Nityaranjan Pande, që ishte në të 60-tat e tij, ka vdekur në vend pasi disa persona e kanë sulmuar atë.

Policia në fakt nuk është duke kërkuar vetëm të dyshuarit për terrorizëm, porse qëllimi kryesor mbesin pjesëtarët e rrjeteve terroriste.

Duhet të kalojnë disa ditë para se të qartësohet nëse kanë arritur të arrestojnë pjesëtarët e grupeve që i kanë kryer vrasjet sektare.

Qeveria ka thënë se militantët që po radikalizohen në vend dhe që kanë lidhje me partitë opozitare islamiste si ‘Jamaati-e-islami’ po kërkojnë që ta destabilizojnë vendin.

Për disa nga sulmet e kryera në këtë vend, përgjegjësinë e kanë marrë militantët e grupeve si Shteti Islamik apo Al Kaida.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz