back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaKulturëPanairi i 18 i Librit në Prishtinë, 7-12 qershor

Panairi i 18 i Librit në Prishtinë, 7-12 qershor

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Panairi i 18-të do të mbahet nga 7-12 qershor 2016 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar dhe fizionomi të arrrirë, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore:

– 450-vjetori i lindjes së Pjetër Budit

– 400-vjetori i vdekjes së Shekspirit

– 400-vjetori i vdekjes së Servantesit

– 150-vjetori i lindjes së Ndre Mjedës

– 150-vjetori i lindjes së Andon Zako Çajupit

– 100-vjetori i lindjes së Mbretërershës Geraldinë

– 100-vjetori i lindjes së Jusuf Vrionit

– 100-vjetori i lindjes së Esad Mekulit

–   90-vjetori i lindjes së Kasëm Trebeshinës

–   80-vjetori i lindjes së Ismail Kadaresë

–   80-vjetori i lindjes së Rexhep Qosjes

–   80-vjetori i lindjes së Adem Demaçit

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit.

SHBK-ja ka paraparë informimin e çdoditshëm të vizitorëve, mediave, botuesve me informatorin e shtypur dhe dixhital, përmes faqes www.panairilibrit.com .

SHBK-ja po ashtu ka paraparë darkën solemne më 9 qershor në hotel Prishtina, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në:

– Prozë

– Poezi

– Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë

– Përkthim letrar

– Projektin kapital

si dhe shpallet:

– Shkrimtari i vitit (letërsi shqipe)

– Shkrimtari i vitit (letërsi e huaj)

– Stenda më e vizituar

Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 7 qershor, në orën 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës – RTK-së.

Panairi do të mbyllet më 12 qershor, në orën 18:00.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9.00-20.00.

Hyrja për vizitorë: Gratis!

Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj, rreth 1.200. Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 4.500.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 38.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz