Në lidhje të drejtpërdrejt televizive nga Nanchino, me një skenografi të denjë për “Hollywood”, Interi i ri kinez ka marrë jetë: zyrtarizimi vjen nëpërmjet një dollie me duart e shtrënguara mes Erick Thohir dhe Zhang Jindong. Ishte zyrtar prej ditësh, tani ka ardhur edhe lajmërimi, me të gjitha detajet: Suning Group blen 68,55% të kuotave të klubit, ashtu si konfirmohet edhe në konferencën për shtyp, ku tavolina të mëdha me 8 persona, më përfaqësi të drejtuesve zikaltër dhe atyre të Sunin Group, me në qendër dy presidentët, Erick Thohir dhe Zhang Jindong, kanë qenë edhe në qendër të vëmendjes.
Ja diskutimi i Erick Thohir: “Të ftuar të dashur, faleminderit për këtë pjesëmarrje dhe faleminderit presidentit Zhang. Jam i nderuar që jam këtu përballë jush dhe dua të them që do të jetë padiskutim një partneritet suksesi mes Interit dhe Suning. Futbolli është duke fituar gjithmonë e më shumë rëndësi në Kinë dhe ne jemi krenar që keni vendosur të investoni tek klubi ynë, pasi kemi pas nesh një histori 108-vjeçare dhe jemi vëllezër bote. Kemi futbollistë që vijnë nga çdo vend i botës dhe Javier Zanetti është dëshmitar i gjtihë kësaj dhe Interi do të jetë në Kinë me skuadrën e parë në pesë vitet e ardhshme. Siç thoshte Zhang, kemi qenë skuadra e parë italiane që vizituam Kinën, ishte viti 1978”.
Sigurisht, Suning blen Interin, por për momentin Erick Thohir mbetet president, me një kuotë rreth 30%. International Sports Capital do të jetë aksionere e vetme në minorancë, me Thohir që do të vazhdojë të bëjë detyrën e presidentit, edhe pse pa vendimmarrje. Del nga skena, por kjo pritej tashmë, Massimo Moratti, pas 21 vjetësh që kur në vitin 1995 mori aksionet e klubit, duke shtrashigimuar pasionin e të atit, Angelo Moratti. Madje, sipas “Calciomercato.com”, pikërisht ish-padroni zikaltër ishte promotor i kësaj tratative, nisur nga fakti se Erick Thohir kishte ardhur vetëm për të bërë biznesmenin dhe jo menduar për klubin, tifozët dhe ambicjet. Pikërisht, shtyrë nga kjo frikë, Moratti vendosi të shiste kuotat e tij.
“Tifozët e Interit duhet të jenë të lumtur dhe të qetë. Do të bëhen gjëra të mëdha. Merkato e madhe? Besoj e po!”, ishte fjalimi i Morattit. Klubi i Interit ka fituar plot 16 trofe me në krye Massimo Morattin dhe, sidomos, do të mbahet mend si skuadra e vetme (deri tani), por e para sigurisht, që ka fitur tripletën e famshme: titull, Champions, kupë. Ishte viti 2010 kur zikaltërit fituan gjithçka që ekzsitonte në një sezon futbollistik. “Do të mik i Suning, por s’do të bëj këshilltarin”.
Kush është Zhang Jindong, pronari i Suning Group?
Zhang Jindong, 20 vjet më parë, menaxhonte një dyqan kondicionerësh bashkë me të vëllain, ndërsa tani është lideri një prej grupeve industrial më të fortë në Kinë. Shembulli i një shndërrimi të madh i ndodhur pas hapjes së tregut të lirë dhe eksportimit në republikën popullore kineze. Grupi “Suning” është i specializuar në prodhimit dhe shitjen (edhe online) të elektroshtëpiakeve dhe produkteve elektronike me një faturim (të ardhura) vjetore prej 16 miliardë dollarë dhe me mbi 1600 dyqane. Në dhjetor të vitit 2015 ka blerë skuadrën e futbollit Jiangsu, menjëherë e “bekuar” me emrin Jiangsu Suning Football Club. Në janar të vitit 2016, Jiangsu Suning bleu futbollistët brazilianët, Alex Teixeira të Shakhtar Donetsk për 50 milionë euro dhe brazilianin Ramires nga Çhelsea për 28 milionë euro, me një fushatë merkatoje ku u investuan mbi 100 milionë euro. Sipas “Forbes”, pasuria e Zhingdong është 4 miliardë euro dhe është mes njerëzve më të pasur në Kinë. Madje, është e njëjta skuadër ku në 2013, pra 3 vjet më parë ka luajtur futbollisti shkodran i Skënderbeut dhe ish i Kombëtares, Hamdi Salihi.
“Besojmë që Interi do të bëhet edhe më ndërkombëtar dhe i fortë. Interi i Moratti ka bërë gjëra të jashtëzakonshme në botën e futbollit dhe ne duam që të ndjekim pikërisht këtë rrugë për të rikthyer historinë e lavdishme zikaltër”.