BallinaLajmeVeseli: Ramazani të shërbejë si motiv për të qenë më afër dhe...

Veseli: Ramazani të shërbejë si motiv për të qenë më afër dhe në përkrahje të njëri-tjetrit

Të ngjajshme

KPK-ja me mbledhje të jashtëzakonshme, në rend të ditës dy pika interesante

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë të hënën...

Barcelona, një nga klubet që po interesohet për yllin 60-milionësh të Bundesligës

Barcelona pritet të jetë shumë aktive në afatin kalimtar...

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Në prag të fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli u prit nga myftiu Naim Tërnava dhe drejtues të tjerë të BIK-ut, të cilët i uroi për këtë muaj të madhërishëm, dhe nëpërmjet tyre, të gjithë besimtarëve islamë në Kosovë.

“Ky muaj na përkujton sakrificën e njeriut për njeriun dhe tolerancën midis njerëzve, duke shërbyer njëkohësisht, si motiv shtesë për të qenë më afër dhe në përkrahje të njëri-tjetrit. Të tillë duhet të qëndrojmë jo vetëm gjatë këtij muaji, por gjatë gjithë vitit”, theksoi kryetari Veseli, duke paralajmëruar se gjatë muajit të Ramazanit do të vizitojë familje të ndryshme dëshmorësh dhe familje të tjera në nevojë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ndërkaq, falënderoi kryetarin Veseli për këtë vizitë në vigjilje të muajit të madhërishëm, duke e konsideruar atë të një rëndësie të veçantë për institucionin që ai drejton dhe për të gjithë besimtarët islamë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz