back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeSivjet Ramazani fillon në një ditë në gjithë botën

Sivjet Ramazani fillon në një ditë në gjithë botën

Të ngjajshme

Përgatitje e fundit për protestën gjithëkombëtare në Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Pranë sheshit “Skënderbeu” në Shkup po bëhen përgatitjet për...

Trump për fotot e reja me Epstein: Nuk është ndonjë gjë e madhe

Presidenti amerikan, Donald Trump u pyet nga gazetarët lidhur...

Kosova nis ndihmë humanitare për Gazën, vlera 500 mijë euro

Anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së...

Ndryshe prej herëve të kaluar, kësaj radhe, në të gjithë globin më shumë se një miliardë myslimanë do ta fillojnë muajin e Shenjtë të Ramazanit për një ditë.

Liderët kryesor fetarë nga e gjithë bota kanë vendosur që muaji i paqes dhe solidariteti të nis më 6 qershor dhe do të përfundoj më 5 korrik 2016. Edhe Bashkësia Islame e Kosovës ka konfirmuar vendimin e përbashkët për fillimin e ditës së Ramazanit.

I kontaktuar nga Indeksonline, zyrtari i BIK-ut, Ahmet Sadriu ka thënë se muaji Ramazan do të startojë në datën e njëjtë me 6 qershor dhe do të përfundojë me 5 korrik.

“Është mbajtur një tubim i të gjitha shteteve ku edhe kanë ardhur në përfundim që muaji ramazan të fillojë dhe të përfundojë me datën e njëjtë dhe që festat të mbahen me datën e njëjtë”, ka thënë ai.

Sipas Sadriut, dallimet që ishin më herët në datat e fillimit dhe të përfundimit kanë sjellë një përfundim që të vendoset një datë e njëjtë për të gjitha vendet.

Duhet rikujtuar se këtë vit ramazani do të ketë orarin më të gjatë agjërimit në ciklin 33 vjeçar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz