back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeTahiri: Integrimi i veriut s'bëhet vetëm me dialog politik

Tahiri: Integrimi i veriut s’bëhet vetëm me dialog politik

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë se integrimi i veriut nuk bëhet vetëm me dialog politik.

Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta kthejnë fokusin në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e pjesës veriore të vendit.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se Serbia po synon të krijojë struktura të mëdha administrative, duke i inkuadruar ato në institucionet e Kosovës që nëpërmjet tyre të ndërtohet një institucion i fuqishëm i përfaqësimit, siç është rasti i asociacionit, e që në esencë ul rolin e komunave.

Tahiri ka thënë se, pavarësisht pengesave, Kosova ka bërë progres në shuarjen e së ashtuquajturës Mbrojtja Civile.

Megjithatë, sipas tij, sfiduese mbetet çështja e punëtorëve të arsimit dhe atyre të shëndetësisë, që ende është e paqartë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz