Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeDokumenti për “Bjeshkët e Nemuna” së shpejti në Qeveri

Dokumenti për “Bjeshkët e Nemuna” së shpejti në Qeveri

Të ngjajshme

KFOR-i vendos shenja të reja përgjatë kufirit me Serbinë

Misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se...

E papritur, Gjesti konfirmon lidhjen e dashurisë?

Ka disa ditë që në mediat rozë po përfolet...

Dërguti: Oferta e Kurtit për Limajn e pandershme gjoja po i jep hise në ministri

Opinionistja Aida Dërguti tha se oferta e kryeministrit në...

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor konkretisht Instituti i Planifikimit Hapësinor që vepron në kuadër të kësaj ministrie ka hartuar një dokument i cili rregullon Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Qëllimi i këtij dokumenti sipas drejtorit të Institutit Luan Nushi është ndërprerja e degradimit që i është bërë”Bjeshkëve të Nemuna” dhe zhvillimit të turizmit.

Ai ka thënë për Klan Kosovën se një dokument i tillë ka qenë shumë i nevojshëm për malet që përfshijnë 5 komuna të vendit Pejën, Deçanin, Junikun, Gjakovën e Istogun.

Sipas Nushit dokumenti në fjalë i është prezantuar edhe banorëve të afërt me Bjeshkët e Nemuna e po ashtu edhe drejtuesve të komunave.

Dokumenti i kompletuar pritet të dërgohet në Qeveri e më pas edhe në Kuvend për votim.

Bjeshkët e Nemuna përfshijnë 63 mijë e 28 hektarë përgjatë 5 komunave të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit