back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePriten reshje të mëdha shiu, paralajmërohen vërshime!

Priten reshje të mëdha shiu, paralajmërohen vërshime!

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e shiut të cilat me intensitet të ulët, kanë filluar gjatë mëngjesit të ditës së sotme (20/05/2016), fillimisht në pjesën perëndimore të Kosovës, gjatë ditës pritet ta përfshijnë tërë territorin e vendit.

Sipas një njoftimi të IHMK, Intensiteti i tyre pritet të jetë më i lartë gjatë orëve të pasdites, duke përfshi tërë Kosovën dhe me gjerë rajonin e Ballkanit.

“Sasia e reshjeve brenda 24 h në disa pjesë, pritet të arrin rreth 50 – 60 mm. (l/m2). Reshjet me interval dhe intensitet të ndryshuar do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme 21/05/2016, duke arritur në total rreth 80 mm/48/h. Nga këto reshje niveli nëpër lumenj sidomos atyre me karakter malorë. pritet që të jetë më i vrullshëm dhe më i shpejt, ku si pasojë fillimisht do të ketë vërshime si dhe rrëshqitje të tokës me ndjeshmëria për zonat e prekura dhe më tepër të ekspozuara: shumë të lartë 17%, të lartë 58%, të moderuar 11%”, thuhet në njoftim.

Po sipas IHMK, zonat me potencial të lartë të vërshimeve janë pjesa veriore e vendit, konkretisht rrjedha e lumit Ibri dhe Sitnica me degët e tyre, pastaj pjesa lindore e Kosovës, sidomos (Kriva Reka) me degët e saja, pjesa jugore, lumi Lepenci dhe Nerodimja.

“Po ashtu vërshime lokale pritet të ketë edhe në disa pjesë të Dukagjinit, sidomos pjesa veriperëndimore e sajë (Bistrica Pejës, Deçanit) me disa degë të tyre dhe pjesa jugore e Dukagjinit (Bistrica Prizrenit, Toplluha, Mirusha etj. Reshjet e shiut pritet të ndërpriten gjatë orëve të mbrëmjes së datës 22/05/2016”, përfundohet në njoftimin e IHMK-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz