back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeDënim nga 35 deri në 650 euro për drita rotative në vetura

Dënim nga 35 deri në 650 euro për drita rotative në vetura

Të ngjajshme

VV e zyrtarizon Taulant Kelmendin kandidat për kryetar të Pejës

Lëvizja Vetëvendosje, ka zyrtarizuar Taulant Kelmendin si kandidat për...

Buja me vullnet për të investuar në infrastrukturën sportive të Lipjanit

Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit nga radhët...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria që do përballet me protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë...

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate thotë se ka vërejtur në komunikacionin rrugor kohëve të fundit është në rritje qarkullimi i automjeteve të ndryshme, që në mënyrë joligjore dhe pa autorizim po përdorin dritat rotative dhe kësisoj po keqpërdorin përparësinë e kalimit gjatë lëvizjes së tyre në trafik.

“Me këtë veprim joligjor po reflektojnë një pasqyrë jo të mirë në trafik, duke bërë kundërvajtje në komunikacionin rrugor, si hyrja në dritë të kuqe, tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, tejkalimin e kolonës së mjeteve, tejkalim në vijë të plotë… etj. dhe gjithashtu po rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacionin rrugor”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ligji për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor nr. 02/L-70, saktësisht neni 165, përcakton se cilat mjete konsiderohen mjete me përparësi kalimi dhe që kanë të drejtë përdorimin e tyre. Andaj, sipas policisë, për të gjithë ata që nuk veprojnë sipas rregullave në komunikacionin rrugor dhe të cilët posedojnë apo përdorin pajisje të tilla të kundërligjshme në mjetet e tyre, do të ndërmerren masat e duhura konform Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor nr. 02/L-70, gjegjësisht neni 169.

Policia e Kosovës përmes një urdhri policor do të ketë angazhim shtesë në marrjen masave vepruese dhe parandaluese, me qëllim të largimit të pajisjeve, dritave rotative dhe të zërit, të montuara në automjete, të cilat përdoren nga persona të paautorizuar, përdorimi i të cilave është në kundërshtim me ligjin në fjalë.

Policia e Kosovës përmes njësiteve të saja relevante do të merret me identifikimin e automjeteve, gjegjësisht ngasësve të automjeteve që keqpërdorin dritat emergjente pa autorizim, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve ligjore pa asnjë hezitim ndaj tyre sipas kundërvajtjeve në vijim që përcaktohen me ligj.

Kundërvajtja

Kundërvajtja Masa ndëshkuese/gjoba

Neni 169.3 – Personi nëse monton pajisjen në kundërshtim me dispozitat e këtij neni. 140 €

Neni 169.4 –Zyrtari përgjegjës në institucionin publik nëse pa autorizim monton ose lejon montimin e pajisjeve në kundërshtim me dispozitat e këtij neni. 250 deri 650 €

Neni 169.5–Shoferi që qarkullon në komunikacion me pajisje të montuara në kundërshtim me dispozitat e këtij neni. 35 €

- Advertisement -

Të Fundit