BallinaLajmeDy profesorë në Podujevë bëhen për spital, vetëm se ua mbyllën 1-sha...

Dy profesorë në Podujevë bëhen për spital, vetëm se ua mbyllën 1-sha nxënësve!

Të ngjajshme

Dembélé: Pak festë tani, por duhet të mbetemi të fokusuar për finalen e Championsit

Ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembélé, ka kërkuar përqendrim...

‘Mozën do ta..’, Akili shokon me pretendimet për Ferma VIP

Akili, ish-banori i edicionit të tretë të “Ferma VIP”,...

Dënohen dy punëtorët e “Pallatit të Rinisë” për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarit në...

“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti nuk i komenton fare deklaratat e fundit të Vjosa Osmanit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur përgjigjet ndaj...
Dy profesorë të Shkollës së Mesme Teknike “Fan Noli” në Podujevë, janë bërë për spital nga nxënësit e tyre, për shkak se këta të fundit ua kishin mbyllur notën 1, duke ua humbur kështu vitin.

Gazeta Blic ka marrë vesh se ngjarja ka ndodhur ditën e martë. Nxënësit kanë sulmuar profesorin e gjuhës shqipe M. SH. dhe profesorin J. D. (emra të njohur për redaksinë), të cilët kanë pësuar edhe lëndime trupore, si pasojë e të cilëve kanë marrë tretman mjekësor, raporton gazetablic.com.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Policisë së Kosovës në Podujevë,  Bekim Bislimi. Ai ka thënë për Gazetën Blic se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14 e 10 minuta në oborrin e shkollës “Fan Noli” në Podujevë.

“Janë sulmuar dy profesorë nga nxënësit e tyre. Për shkak të këtij sulmi ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe rasti është duke vazhduar në proredurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz