BallinaBotëDënohen me burg “xhihadistët” e Shkupit

Dënohen me burg “xhihadistët” e Shkupit

Të ngjajshme

Shembja e rrugës në Prishtinë: Çfarë dihet dhe çfarë mbetet e paqartë

Rruga “Don Shtjefën Kurti”, që u shemb në afërsi...

Futbollistët e Turqisë marrin valixhet dhe nisen drejt Kosovës

Futbollistët e Kombëtares së Turqisë janë nisur drejt Kosovës...

Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia

Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese...

Ndeshja historike Kosovë-Turqi shtyn spektaklin e Big Brother Albania

Big Brother VIP Albania do të zhvendoset për të...

Këshilli gjyqësor i Gjykatës Themelore Shkupi I sot ka shqiptuar aktgjykimin ndaj pesë të akuzuarve të rastit “Celula”, të cilët pardje e pranuan fajin se kanë rekrutuar persona nga Maqedonia për luftën në Siri.

Sipas vendimit të Gjykatës, të gjithë janë fajtorë për veprën e njëjtë penale, “pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, fraksione paraushtarake ose parapolicore”.

Isa Fugës i është shqiptuar dënim me 4 vjet e gjysmë, Abdullah Abdurrahim 3 vjet burg, Eroll Rrustemi 4 vjet burg, Imer Muhamedi në kohëzgjatje prej 2 vjet heqje lirie, ndërsa Stefan Stefanoskit i shqiptohet dënim prej 2 vjet burg.

Gjykata ka konstatuar se si rrethana lehtësuese janë faktet se këta persona janë të rinj nga mosha dhe deri më tani nuk kanë qenë të gjykuar. Ndërkohë para disa javësh në Gjykatën Themelore Shkupi I u dënua imami i Gazi Babës, Hoxhë Rexhep Memishi me 7 vite heqje lirie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz