back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmePrifti pedofil arrestohet ne Pejë

Prifti pedofil arrestohet ne Pejë

Të ngjajshme

Behrami: PDK nuk ka vija të kuqe me partitë shqiptare, por vetëm me ato serbe

Ish-deputeti, njëherit kandidati për deputet të Partisë Demokratike të...

Manchester United dhe Chelsea i vihen pas yllit të ri të Premierligës

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë në garë për të...

Me simbole dhe flamuj kombëtarë, qytetarët ia mësyejnë protestës në Shkup

Shumë qytetarë i janë bashkuar sot protestës që pritet...

Policia e Kosovës ka konfirmuar për BBC-në se një ish-prift katolik në Britani, është arrestuar në Pejë më 12 maj, nën dyshimin për abuzim seksual me fëmijë.
Ish prifti Lawrence Soper ishte nën vëzhgim nga policia, pasi gjatë viteve 1991-2000, ku shërbente si prift katolik në Kishën Ealing Abbey në Londër, kishte abuzuar seksualisht me fëmijët.
Ai ishte arrestuar njëherë në vitin 2010, ishte liruar me kusht, dhe nuk ishte paraqitur më kurrë në stacionin policor në vitin 2011, siç i ishte caktuar.
Policia londineze kishte lëshuar një fletë arresti ndërkombëtar për ish-priftin në vitin 2012, shkruan BBC.
Një zyrtar i lartë i PK-së i ka thënë BBC-së në kushte anonimiteti se procesi për ekstradimin e tij është në përgatitje.
Për arrestimin e tij njoftoi edhe Policia e Kosovës përmes raportit policor, megjithëse nuk ishte i detajuar informacioni.

A.B/Shekulli Online/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz