back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaBotëUshtria izraelite keqtrajton protestuesit palestinezë

Ushtria izraelite keqtrajton protestuesit palestinezë

Të ngjajshme

Përgatitje e fundit për protestën gjithëkombëtare në Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Pranë sheshit “Skënderbeu” në Shkup po bëhen përgatitjet për...

Trump për fotot e reja me Epstein: Nuk është ndonjë gjë e madhe

Presidenti amerikan, Donald Trump u pyet nga gazetarët lidhur...

Kosova nis ndihmë humanitare për Gazën, vlera 500 mijë euro

Anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së...

Një palestinez ka mbetur i plagosur në kokë si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë ndaj protestës kundër murit ndarës dhe ndërtimeve të vendbanimeve çifute në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Me rastin e 86 vjetorit të Nekbe (tragjedisë së madhe) u zhvilluan tubime të quajtur “Marshimi i Rikthimit” në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Në këto tubime, krahas shumë palestinezëve morën pjesë edhe shumë aktivistë me nënshtetësi të huaj.

Në protestën kundër vendbanimeve çifute në tokat palestineze dhe murin e ndarjes, ushtarët izraelitë përdorën plumba plastikë dhe gay lotsjellës për të larguar protestuesit.

Në deklaratën e bërë me shkrim nga ana e Komiteteve të Rezistencës Popullore Palestineze, në protestën e zhvilluar në qytezën Kafr Kadum në perëndim të qytetit Nablus, një palestinez u plagos në kokë si pasojë e plumbit plastik të ushtarëve izraelitë.

Kurse në fshatin Bilin në perëndim të Ramallahut, Koordinatoti i Bilinit nga Komitetet e Rezistencës Popullore Palestineze dhe një aktivist me nënshtetësi të huaj u morën nën arrest nga ushtarët palestinezë.

Palestinezët, për shkak të shpalljes së pavarësisë së Palestinës së pushtuar nga Izraeli në 14 maj 1948 dhe për shkak të detyrimit për të emigruar e përmendin 15 majin si Nekbe pra tragjedi e madhe. /trt/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz