back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeFatmir Limaj për vrasjen e Enver Malokut: S’di gjë tjetër, pos asaj...

Fatmir Limaj për vrasjen e Enver Malokut: S’di gjë tjetër, pos asaj që kam has në dosjet e Prokurorisë së Hagës

Të ngjajshme

Polonia e dominon Italinë në finale, e fiton Ligën e Kombeve në volejboll

Polonia është kampionia e këtij edicioni në Ligën e...

Incident zjarri në Ferizaj, digjet një deponi mbeturinash

Një incident zjarri ka ndodhur të dielën në një...

Ish-luftëtari korean afro 3 metra e mban yllin e Tottenham si një foshnjë

Ylli i Tottenhamit, Son Heung-min, u përqafua si një...

Zgjedhjet lokale, KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim jashtë Kosovës

Nga 23 korriku kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi...

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Deputeti i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në profilin e tij në Facebook i është përgjigjur deputetets së LDK-së, Doruntinë Malokut, për deklarimet e tij në vitin 2005, se në vrasjen e babait të saj ka marrë pjesë Lutfi Ajazi.

“E nderuara znj.Doruntina Maloku, ashtu siq edhe e keni përcjellur dhe lexuar dëshminë time në Tribunalin e Hagës të dhënë në maj të vitit 2005, unë asokohe qëllimisht në seancë të hapur gjyqësore kam folur për rastin e prindit tuaj të ndjerë z. Enver Maloku dhe të akademikut të nderuar z.Sabri Hamiti.

E nderuar, gjatë gjykimit tim në Tribunalin e Hagës, nga dokumentet e prokururisë në të cilat kam pasur qasje unë, kam hasur dëshminë e një puntori të sigurimit shtetror Serb (UDB), dhe ai aty në atë dëshmi përpos të tjerave e ka përmendur edhe rastin e prindit tuaj dhe të z.Hamiti.

Unë e kam përdorur atë deklaratë të tij gjatë marrjës sime në pyetje nga ana e prokurorisë së Tribunalit të Hagës me qëllim që sado pak të ndihmoj në zbardhjen e këtyre rasteve, dhe poashtu me qëllimin dhe me shpresën që edhe juve si familje mund të ju ndihmoj për zbardhjen e së vërtetës ajo deklaratë e ati njeriu që siq e thash më lartë ka punuar në sigurimin shtetëror Serb (UDB).

Përpos asaj që e kam thënë në atë dëshmi time ( e cila është publike qe 11vite) unë nuk di asgjë tjetër, nuk kam asnjë njohuri tjetër përveq asaj që e kam gjetur në dosjet e prokurorise së Tribunalit të Hagës, e që unë me vetë iniciativë e kam komentuar në gjykatë, siq e thash më lartë për të ndhihmuar sadopak të ndriqohen këto raste.

Shpresoj sado pak t’ju kam ndihmuar.

Me respekt,
F.L” (sic.), ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit