back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaBotëSadiq Khan s'e pranon ofertën e Trumpit 'që të lejohet' ta vizitojë...

Sadiq Khan s’e pranon ofertën e Trumpit ‘që të lejohet’ ta vizitojë ShBA-në

Të ngjajshme

Gucati: 106 autobusë do të vijnë në Prishtinë për protestën e nesërme

Organizatat e dala nga lufta gjatë ditës së nesërme...

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik

Gushti po dobëson edhe më shumë monedhat e...

Drita më kërkesë të veçantë për Steauan

Ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues të...

Kryetari i sapo zgjedhur i Londrës, myslimani Sadiq Khan, ka thënë se ai nuk e pranon ofertën e kandidatit republikan për President të ShBA-së, Donald Trump, që të bëjë një përjashtim në ndalimin e myslimaneve që të udhëtojnë për në ShBA dhe ta lejojë Khanin ta vizitojë ShBA-në.

Khan ka thënë: “Kjo s’ka të bëjë vetëm me mua. Por, ka të bëjë më miqtë e mi, familjen time dhe të gjithë ata që kanë prejardhje si timen, nga çdo vend i botës,” transmeton Gazeta Express.

Khan po ashtu paralajmëroi se mendimet prej një “injoranti” që i Trump i ka për Islamin mund t’i bëjë të dy vendet e tyre më pak të sigurta.

Por, Trump kishte thënë se është i lumtur që Khan do ta udhëheqë Londrën

Trump shtoi: “Nëse ai [Khan] e bën punën mirë, dhe sinqerisht nëse e bën punën shumë mirë, do të kishte qenë një gjë e tepër e mirë.”

Khan ka thënë për BBC se e përkrah Hillary Clinton, e cila është duke konkurruar për nominim për President nga radhët e demokratëve, në mënyrë që të zgjidhet në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar: “Shpresoj që ajo do ta zhdëpë atë [Trumpin]”./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit