back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeBiznesmeni nga Skenderaj Rustem Rukolli, thotë nuk jam uzurpator i lokalit "Bab...

Biznesmeni nga Skenderaj Rustem Rukolli, thotë nuk jam uzurpator i lokalit “Bab Club” (Video)

Të ngjajshme

Leo zbulon “terapinë” pas ndarjes nga Lela

Dyshja e famshme Lela e Leo kanë qenë temë...

​Arrijnë rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e...

Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë...

Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë

Serbia ka probleme serioze për shkak të marrëveshjes ekonomike...

Biznesmeni nga Drenica Rrustem Rukolli, ka thënë se sonte do ta vazhdojë punën në lokalet e tjera ndërsa veten nuk e ndien uzurpator, ashtu siç pretendon policia dhe prokuroria të cilët ia kanë mbyllur sot lokalin.

Pronari i klubit  “Bab Club” në Prishtinë, Rrustem Rukolli, ka paralajmëruar se lokali do jetë i hapur që sonte.

Në një bisedë për KALLXO.com, biznesmeni nga Drenica ka thënë se sonte do ta vazhdojë punën në lokalet e tjera ndërsa veten nuk e ndien uzurpator, ashtu siç pretendon policia dhe prokuroria të cilët ia kanë mbyllur sot lokalin.

Në një aksion të gjerë për largimin e uzurpatorëve të pronave të shitura nga Agjensia Kosovare për Privatizim, njësitet e Policisë së Kosovës bllombuan sot në mëngjes edhe lokalin “Bab Club” i regjistruar në emër të Rrustem Rukollit.

Lokali ishte blerë në privatizim nga biznesmeni nga diaspora Xhevat Sadria ndërsa vet Rukolli mohon se e ka uzurpuar pronën.

“Të paktën unë nuk e trajtoi vetën si uzurpator sepse kam qenë shfrytëzues i asaj prone, po jo edhe uzurpator”, thotë Rukolli. Ai pretendon aksioni i sotëm i policisë ishte i panevojshëm pasi që rasti është në proces gjyqësor me pronarin legjitim të lokalit.

“Në momentin që policia na ka dërguar letër të lirohet lokali ne e kemi liruar por ata sot erdhën dhe i vendosen shiritat e mbyllen lokalin. Ne kemi të bëjmë me një hapësirë ku shtrihen 4 lokale në tri prej të cilave jam pronar legjitim ndërsa një tjetër e kam pas në shfrytëzim dhe është kontestues”, theksoi Rukolli.

Ai nuk mohon se një pjesë e lokalit është pronë e Xhevat Sadriajt, por thotë se po e pret vendimin e gjykatës për këtë.

Lokali i cili u bllokua ne mëngjes nga policia ishte privatizuar nga Xhevat Sadriaj, një biznesmen patundshmërish dhe i industrisë së sigurimeve në Zvicër, por shfrytëzohej nga Rrustem Rukolli, pronari i Kompanisë “R&Rukolli”.

Sadriaj kishte rrëfyer në emisionin Drejtësia në Kosovë për presionin dhe pengesat që i bëheshin nga Rukolli për t’ia marrë pronën e blerë nga ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz