BallinaLajmeMustafa përmend dy mundësi për zbulimin e vrasësve të Fehmi Aganit

Mustafa përmend dy mundësi për zbulimin e vrasësve të Fehmi Aganit

Të ngjajshme

Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla

Një mocion parlamentar i paraqitur nga Partia Popullore Zvicerane...

Spanja i thotë ‘Jo’ SHBA-së: Hapësira ajrore e mbyllur për luftën ndaj Iranit

Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët...

Caktohet gjyqtari për miqësoren: Shqipëri vs Ukrainë

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Ukrainën të martën...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe te varri i ish-nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fehmi Agani.

Mustafa çmoi lartë punën, sakrificën dhe kontributin e Fehmi Agani për shumë vite me radhë, duke thënë se ai meriton respektin më të madh nga të gjithë qytetarët e Republikë së Kosovës.

“Ne sot kemi dalë në përvjetorin e vrasjes së tij që të nderojmë figure e tij, të nderojmë veprën e tij, të bashkëpunëtorit të tij këtu që jemi afër me familjarët dhe do të dëshiroj të them që ai meriton respektin më të lartë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të shtetit të Kosovës dhe ne do të mundohemi që këtë respekt t’ia bëjmë përgjithmonë.

Mendoj që kemi dy mundësi që të zbulohen këto vrasje dhe që përgjegjësit të japin përgjegjësi ligjore, njëra është periudha që do të mbulojë dhoma e veçantë e Gjykatës Speciale dhe tjetra është ajo që ne do të iniciojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe para institucioneve të drejtësisë edhe Prokurorisë së Shtetit, Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të gjendet mënyra e ndjekjes dhe zbulimit të gjitha vrasjeve dhe gjithë ata të përgjigjen aktualisht”, tha Mustafa.

Pjesë e këtij homazhi ishin edhe shumë nga personalitete të larta të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz