BallinaLajmeVeseli: Kosova e ka vendin në BE

Veseli: Kosova e ka vendin në BE

Të ngjajshme

Sami Lushtaku thotë se neser do të bëjë padi ndaj Kurtit: Po vazhdon me shpifje

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka paralajmëruar padi ndaj...

Plagoset polici shqiptar, i dyshuari ia mori armën gjatë shoqërimit në stacion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme...

Enzo Maresca do të jetë pasardhësi i Guardiolës te City

Enzo Maresca tashmë ka arritur marrëveshje për të pasuar...

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Bitcoin dhe eteri ranë pasi presidenti amerikan i tha...

Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo, qëndroj pas asaj që kam deklaruar

Murat Jashari ka demantuar deklaratën e kryeministrit në detyrë...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën solemne për rekomandimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ka thënë se shteti e ka vendin në Bashkimin Evropian.

Në një fjalim rasti për liberalizimin e vizave, Veseli ka thënë se Kosova natyrshëm dhe me plotë të drejtë ka filluar të zë vend në familjen e madhe të demokracive evropiane.

“Ne jemi mirënjohës që na kanë mundësuar që ta kemi sot këtë gëzim”, ka thënë Veseli.

“Orientimi ynë pro BE-së është qëllim që na bënë ne qytetarëve të Kosovës bashkërisht. Na bënë bashkë gjithë shoqëritë civile dhe mediet. Ne jemi krenarë për institucionet pro-perëndimore që kemi në Kosovë”, ka shtuar Veseli.

“Ne do të mobilizojmë të gjitha kapacitetet tona që Kosova ta merr vendin e saj të natyrshëm në BE, aty ku e ka vendin”.

Kryetari i Kuvendit gjatë fjalimit të tij ka thënë se Kosova do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe synon që të ketë një ekonomi, e cila do të jetë në gjendje të përballojë tregun evropian.

“Liberalizimi është një hap i madh. Qytetarët do të kenë mundësi më të madhe që ta njohin BE-në, por edhe BE-ja do të fitojë shumë nga prezenca e kosovarëve”, ka thënë veç të tjerash Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz