back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaBotëKorrja e prodhimeve nën rrezikun e zjarrit të Izraelit

Korrja e prodhimeve nën rrezikun e zjarrit të Izraelit

Të ngjajshme

Një i lënduar nga aksidenti në rrugën e Varoshit

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në...

​KEK del me njoftim për punonjësit e vet

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi për...

Haradinaj nga Klina: Aleanca po rritet, vizioni ynë është për stabilitet dhe zhvillim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Hamza i gatshëm për përballje televizive me Albin Kurtin “në cilëndo studio”

“Në cilëndo studio”, tha Bedri Hamza i Partisë Demokratike...
- Advertisement -

Bujqit palestinezë në kufi të Gazas, po i mbledhin prodhimet e tyre nën rrezikun e të qenët të sulmuar nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).

- Advertisement -

Palestinezët të cilët posedojnë ara me grurë dhe elb pranë pikës në kufirin e Gazas, e cila mbahet nën bllokadë nga ushtria izraelite, po përjetojnë vështirësi gjatë korrjes së prodhimeve të tyre për shkak të sulmeve izraelite ndaj gjithsecilit që afrohet në zonën e ndaluar.

Bujqit të cilët gjithnjë gjenden nën rrezik nga të qenët të qëlluar për vdekje, korrjen po e bëjnë nën koordinimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me ushtarët e Izraelit.

Osman Ebu Revk, bujku 72-vjeçar i cili dha një deklaratë për gazetarin e AA-së, tha se ara e tij prej një mijë metrash katrorë gjendet në largësi prej 300 metrash nga gardhi kufitar, dhe se në periudhën e korrjeve çdo ditë shkojnë së bashku me të birin dhe punëtorët tjerë në orët e mëngjesit.

Duke rrëfyer se ka qenë i plagosur më herët nga ushtria izraelite duke punuar në arë, Revk tregoi se ushtria izraelite u jep vetëm dy orë leje për punë, nga ore 6:00 deri në orën 8:00, dhe se kohë pas kohë hapet zjarr ndaj tyre.

Revk më tej shton se meqë duhet të largohen nga arat për shkak të orarit shumë të shkurtër. “Korrja e parashikuar të mbarojë brenda dy ditëve, zgjat deri në një javë, për shkak të ushtrisë. Ngandonjëherë, ushtarët hyjnë me buldozerë nëpër arë dhe i dëmtojnë prodhimet. Vitin e kaluar kanë hyrë disa herë”, tha ai në deklaratën e tij.

/Shembulli/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz