back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleDrenasAsambleistja e Nismës në Drenas jep dorëheqje dhe e quan Jakup Krasniqin...

Asambleistja e Nismës në Drenas jep dorëheqje dhe e quan Jakup Krasniqin komunist!

Të ngjajshme

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Pakënaqësi të shumta kanë filluar të shfaqen në subjektin politik Nisma për Kosovën. Koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës si dhe sjellja totalitar e themeluesve të kësaj partie kanë shkaktuar përçarje të mëdha brenda për brenda partisë NISMA

Së fundmi nga ku subjekt politika ka dhënë dorëheqje edhe kryetarja e Rinisë së Nismës për Drenas, njëherësh asamblesite në Kuvendin Komunal të Drenasit, Florentina Elezi, e cila ka akuzuar Jakup Krasniqi për sjellje jo demokratike, të stilit komunist,  në mbledhjen e 24.04.2016 ndaj të rinjve të Drenasit.

Në reagimin e asableistet dhe kryetares së të rinjve të Drenasit thuhet:

Miq të nderuar,

Që kur vendosa të qasem në politikë, kisha parimet dhe idealet të trashëguara nga familja, më qellim të kontributit në vendin tim. Këto ideale i gjeta tek iniciativa qytetare për Drenasin ku edhe isha kandidate për asamble komunale që sot edhe jam pjesë e asamblesë. Më pas vendosëm t’i bashkohemi Nismës si partia më e re në vend pasi që synimet për ndryshime pozitive na u duken emërues i përbashkët i yni.

Në janar të këtij viti u zgjodha kryetare e rinis së Nismës -dega Drenas, ku bashkë më shumë të rijnë plot entuziazëm morëm pjesë në shumë aktivitete që i konsideruam për të mirën e vendit.

Ky entuziazëm yni mori një goditje të rëndë kur njëri nga të parët e subjektit tonë theu parimin bazë (atë të një partie demokratike) duke shfaqur regjimin e tij komunist. Në mbledhjen e datës 26.04.2016, ku zotëri Jakup Krasniqi kundërshtoj deklaratën e të rinjve të Drenasit, duke thënë se nuk kemi autoritet për këtë, ai vazhdoj tutje duke fyer nënkryetarin e Degës, dhe duke pohuar se “Aty ku jam unë, nuk ka rregulla”!!! Zotëri Jakup Krasniqi, ne u bashkuam në këtë frymë politike, qe të kemi liri të shprehurit edhe kur mendojmë ndryshe. Ne kemi menduar se jemi bashkuar në një parti demokratike, ku vlerësohen dhe respektohen mendimet e të rinjve, e assesi të kundërtën.

Prandaj e ndjej për obligim të ju njoftoj se nga sot më nuk jam pjesë e subjektit politik Nisma për Kosovën. Ju Faleminderit, Florentina Elezi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz