back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeMexhit Syla: Bastisjet kanë të bëjnë me pronat

Mexhit Syla: Bastisjet kanë të bëjnë me pronat

Të ngjajshme

Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë?

Me temperaturat e ulëta të këtij janari, tundimi për...

Po i ndjek hapat e babait, djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë me Realin

Dinastia e Marcelos në futboll do të vazhdojë. Kjo për...

Nis auditimi për barnat, MSh furnizon komunat vetëm 35%

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në kuadër të zbatimit...

Djali i Maldinit zyrtarizohet te Lazio

Daniele Maldini, djali i legjendës së Milanit, Paolo Maldini...

Është bastisur edhe avokati Mexhit Syla. Megjithatë ai thotë se nuk ka asnjë lidhje më ketë rast. Ai e ka konfirmuar se është bastisur në lidhje me aksionin e sotëm të policisë ku i dyshuar është edhe deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Avokati Mexhid Syla ka thënë  për “zeri.info” se asnjëherë nuk e ka përfaqësuar në asnjë proces të shumëpërfolurin Azem Syla.

“Më kanë vizituar sot në mengjës. Bastisjet kanë thënë se janë bërë në bazë të një urdhri i lëshuar në vitin 2014-të për zgjerim të hetimeve ndaj disa personave në atë rast duke përfshirë edhe emrin tim” ka thënë Syla për ‘zeri.info’.

Avoakti Mexhid Syla ka thënë se ai dyshohet se në mënyrë indirekte ka ndihmuar në mbartjen e pronave.

“Thuhet se në mënyrë indirekte kam ndihmuar në mbartjen e pronave. Ata e përmenden një mbiemër serb me duket Stresiq.. as që di naj sen për këtë bile..sepse gjanat mundën me u harru. Nuk e di as kush është ai e as nuk e di nëse ajo kontratë është e imja. Me kontrolluan edhe shkuan prej shpije” ka deklaruar Syla.

Avokati Syla ka thënë se nuk ka lidhje me këtë punë. Ai ka thënë se nëse ekziston ndonjë dëshmi atëherë ajo duhet të prezantohet, raporton ‘zeri.info’.

Syla thotë se vetëm dy herë në jetën e tij ka takuar të dyshuarin më të rëndësishëm të këtij rasti deputetin Azem Syla, porse nuk e ka përfaqësuar asnjëherë në asnjë proces apo procedurë ligjore.

Të Fundit

Sport

ShowBiz