BallinaLajmeMemli Krasniqi: S’ka zgjedhje të parakohshme

Memli Krasniqi: S’ka zgjedhje të parakohshme

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur garën për kryetarin e partisë, pas largimit të Hashim Thaçit për në Presidencë, raporton KTV.

Kanë mbajtur mbledhjen e kryesisë, ndërkaq është lënë e hapur mundësia që të ketë kandidat tjetër, pos Kadri Veselit. Megjithatë, është lënë në vullnetin e secilit që të kandidojë.

I pyetur për formimin e koalicioneve parazgjedhore opozitare, nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se është vendimi i partive, por zgjedhje të parakohshme nuk ka.

Ai ka shtuar se koalicioni me LDK-në është stabil dhe i qëndrueshëm e do të vazhdojë punën deri në zgjedhje të rregullta.

Krasniqi ka folur edhe për ofertën, të cilën Kadri Veseli ka thënë se do t’ia bëjë opozitës, duke thënë se ajo përfshin veç dialogun dhe kthimin në institucione.

Nënkryetari i PDK-së ka njoftuar se partnerët e koalicionit, Veseli dhe Mustafa, në ditët në vazhdim e më së largu javët në vazhdim, do të bëjnë publike emrat e riformatimit të Qeverisë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz