Komuna e Skenderajt këtë vit ka paraparë një agjendë të ngjeshur për shënimin e festave të Nëntorit. Zëdhënsi i komunës së Skenderajt Hajriz Koci për portalin Drenica Press tha se “nesër nisin aktivitetet kushtuar “28 Nëntorit” Komuna e Skenderajt ka paraparë aktivitete përkujtimore, kulturore e sportive. Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e kësaj feste . Sot është bërë stolisja e qytetit të Skenderajt me flamuj kombëtar dhe shtetërore, ndërsa nesër fillojnë aktivitetet e parapara sipas agjendës të bërë publike. Aktivitetet kryesore janë : Zbulimi i pllakës së Hasan Prishtinës në Polac , Turneu tradicional në volejboll, Festivali Rapsodia Shqiptare dhe Homazhe kushtuar të rënëve për liri. Të gjitha këto aktiviteti zgjasin për tri ditë dhe për qëllim kanë shënimin e datave te rëndësishme Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Dalja e parë Publike e UCK së. Koci në fund të prononcimit bëri ftesë qytetarëve që të marrin pjesë në këto aktivitete të organizuara nga komuna e Skenderajt. Ai tha “i ftojmë qytetarët që të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve për të festuar këto festa ne mënyrë dinjitoze këto ditë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare./drenicapress/