Kompania kosovare, Frutex ka arritur një rekord të ri në shitje. Plot 24 eksporte janë nisur brenda një ditë në shtetet e huaja.
“Sot kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm – plot 24 eksporte janë nisur brenda një dite drejt:
🇦🇱 Shqipërisë
🇲🇰 Maqedonisë së Veriut
🇮🇹 Italisë
🇺🇸 SHBA
🇨🇭 Zvicrës
🇩🇪 Gjermanisë
🇸🇪 Suedisë
🇧🇬 Bullgarisë
🇸🇰 Sllovakisë
Golden Eagle, Natural 100%, Relax dhe Zeros, po vazhdojnë të forcojnë prezencën në tregjet ndërkombëtare” shkruan Shaqir Palushi në njoftim.